Çfarë e bën trurin të plaket?

Çfarë e bën trurin të plaket?

NULL NULL
3 months më parë

Ashtu si pjesa tjetër e trupit, plakja e trupit është e pashmangshme.

Në fakt, gjatë gjithë jetës organi me tre kile do të ndryshojë më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit.

Shumë të rritur dhe të moshuar mund të kenë probleme me kujtimin e emrave, numrave apo takimeve – ata pastaj mund të krijojnë koncepte të reja në kujtesë.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur që të kuptojnë se si truri plaket me kalimin e kohës, shkruan discovermagazine.com, transmeton klankosova.tv.

Kur plaket njeriu, zona të ndryshme të trurit tkurren, veçanërisht ato që përfshihen në të mësuar dhe detyra të tjera të nivelit më të lartë.

Lidhjet midis neuroneve ose qelizave nervore degradojnë duke çuar në përpunim më të ngadaltë të informacionit.

Gjithashtu rrjedha e përgjithshme e gjakut në tru mund të ulet.

Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë dëshmi se truri është ende i aftë të përshtatet dhe të ndryshojë pavarësisht se plakja normale vazhdon.

Është e lehtë të krahasosh trurin e plakur me çdo gabim tjetër mendor apo sëmundjen e Alzheimerit.

Sëmundja zakonisht shkatërron neuronet dhe lidhjet e tyre në zonat e trurit përgjegjëse për kujtesën.

Por, ndërsa truri zvogëlohet në një farë mase si pjesë e plakjes së shëndetshme, ai nuk humb sasi të mëdha të neuroneve.

Pra ndryshimet e lidhura me Alzheimer dhe format e tjera të sëmundjeve mendore nuk konsiderohen pjesë normale e plakjes.

klankosova.tv