Çfarë duhet të vishni në një intervistë pune? NULL NULL 15.03.2020 20:00 15.03.2020 20:00 Nuk ka asnjë recetë që përshkruan veshjen perfekte për një intervistë pune, por sigurisht që ekzistojnë disa elementë që duhen marrë parasysh, për të lënë përshtypjen që doni. Këshillat nuk janë kurrë të tepërta, prandaj hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe zbatojini në intervistën e radhës. Mos harroni se mënyra se si paraqiteni dhe prezantoheni, është një CV e dytë. Vëmendjen tek kombinimi që bëni. Një fund deri tek gjuri lëkure kombinuar me një këmishë është zgjedhje e mirë. Kushtojini rëndësi këpucëve. Sigurisht që ka rëndësi çfarë keni veshur nën të, por kurrë mos u shfaqni pa një pallto (nëse është dimër). I jep veshjes pamje krejt tjetër. Eshtë mirë që personi që do të takoni, të kuptojë përmes veshjes suaj që jeni të përditësuar me trendet, por në të njëjtën kohë, keni individualitetin tuaj. Kështu që miksoni këto dy elemente dhe nisuni gjithë siguri drejt intervistës./anabelmagazine/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.