Çfarë duhet bërë për ta kuptuar kur një informatë është e rrejshme, tregon Remzie Shahini-Hoxha (VIDEO)

Çfarë duhet bërë për ta kuptuar kur një informatë është e rrejshme, tregon Remzie Shahini-Hoxha (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 1 muaj më parë

Remzie Shahini Hoxha, profesoreshë në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ka treguar për emisionin e mbështetur nga OSBE, EDUMEDIA se si duhet dalluar një lajm të rremë.

“Fillimisht duhet iniciuar  mendimi kritik me lexua përtej asaj çka e sheh e lexon, duke mos  u vetëkënaq vetëm me një informatë cilën e lexon diku ose e sheh diku,  domethënë  me testuar se cili është qëllimi i krijimit të  asaj informate, na përmenden më herët  se lajmet e rreme bëhen me qellim të caktuar dhe  ne duhet kuptuar qëllimin përtej informatës, është informimi apo kush është burimi, kush është autori i asaj informate”, tha ajo.

Emisioni “EDUMEDIA” mbështetet nga OSBE dhe i kushtohet ekskluzivisht Edukimit medial.