Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë do të ndodhë në episodin vijues të serialit “Doktori i Mrekullive”?

NULL NULL
23.02.2021 16:20

Episodi i sotëm “Doktori Mrekullive” starton me një kërkesë të Aliut, drejtuar babait të Nazel, ku ai i thotë që t’i marrë të gjitha paratë dhe të shkojë nga aty.

“Nëse nuk të mjaftojnë do të marrë hua edhe nga mësues Adil, vetëm që të shkosh nga këtu”, shprehet ai.

Xhaxha Ismet fillon e qan dhe i thotë Aliut se “unë dua të ndryshojë” dhe shton që nuk i do paratë që po ia ofron Aliu.

Si gjithmonë Aliu është i gatshëm t’i ndihmojë të tjerët. Edhe kësaj here ai përgatitet që t’i ndihmojë babait të Nazel që të ndryshojë. Mjafton që ai të mos pi më alkool.

Kolegët bashkëpunues me Aliun, nuk e mirëpritën lajmin që Aliu do t’i ndihmojë përsëri babait të Nazel. Ata besojnë se ai nuk do të përmirësohet dhe do ta bëjë përsëri të njëjtën gjë.

Ferman dhe kryemjeku Tanxhu bisedojnë me zonjën Belkis për operimin e vajzës së saj, Ajo deklaron se Zehra është e birësuar, prandaj babai i saj nuk është ai biologjik.

Por sa është e vërtet kjo përgjigje, mbetët të shihet tutje.

Mësues Adil së bashku me Ferdan dhe asistentët e tjerë diskutojnë nëse një tumor mund të ndryshojë ose jo sjelljen e një njeriu.

Zehra pëson një krizë, por me ndërhyrjen e mjekeve e kalon. Nëna e saj mërzitet shumë, por burri i saj e dërgon atë që të pushojë në shtëpi dhe i thotë të vijë në vete.

Tanxhu, Ali dhe foshnja e Kivilcimit shkojnë  të vizitojnë varrin e Kivilcimit. Tanxhu mendon se ka ardhur koha që foshnja të njoftohet me nënën e saj.

“Po shterohen mundësitë e shpëtimit të Zehras”, thotë Fermen, duke shtuar se nuk mund të durojë më dhe se prindërit e Zehras janë duke fshehur diçka.

Beliz po mërzitet shumë, pasi që po mendon se foshnja e Kivilcimit nuk po e do atë, ani pse gjatë gjithë natës i rri mbi kokë duke i kënduar ninulla.

Ali dhe Nazel po përkujdesen për Lejlan, Ali i thotë Nazel se ju jeni kunata, kështu ka thënë edhe Gunes.

Mitat i përkeqësohet gjendja, është Gunes ai i cili po i ndihmon dhe po i thërret mjekët. Përderisa Doruk bën panik dhe menjëherë e mendon operimin e Mitat, Ali e analizon më ndryshe situatën. Ai nuk mendon se ka nevojë për operacion pasi që nuk po pason sulm.

Këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante, do të mund t’i ndjekim bashkë në episodin e ardhës të “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.