Çfarë do të ndodhë në episodin e ri të “Apartamenti i pafajësisë”? NULL NULL 21.10.2021 15:20 21.10.2021 15:20 “Apartamenti i pafajësisë” është seriali më i ri turk i shfaqur në ekranin e Klan Kosovës. Pas dy episodeve interesante, vjen një i tretë i mbushur me emocione dhe befasi. Pas një nate spitalore plot ngjarje, me një festë të lezetshme ditëlindjeje të organizuar nga Hani për Incin, dy protagonistët i japin lamtumirën njëri-tjetrit, të sigurt se nuk do të shihen më kurrë. Ndërkaq që diçka veç ka filluar të lindë në mes tyre. Por surprizat e jetës nuk kanë të ndalur, këtë herë Inci me gjyshin dhe vëllanë e saj, shkojnë për të jetuar nën të njëjtin kulm me Hanin dhe familjen e tij. Ndiqeni episodin e tretë të serialit “Apartamenti i pafajësisë” nga ora 18:45 në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.