12:30, 20 Shtator 2019

Sipas studimeve shkencore, nga gjithë shqisat, hunda është më e sakta pasi mund të mbajë mend efektivisht çfarë arome mbante diçka dikur. Në rubrikën Scent Memories, The Cut pyet të intervistuarit mbi aromat që korrespondojnë me periudha të ndryshme kohore në jetët e tyre.

The Cut pyeti parfumierin e Dior, François Demachy, krijuesi i Joy by Dior Eau de Parfum Intense për ç’aromë mbajnë koncepte të paprekshme si kalimi i kohës, lumturia dhe e mëngjeset.

Aroma e parë që mbaj mend është: Nëna ime sigurisht. Ajo mbante dy parfume. Chanel No. 5 dhe Miss Dior. Punova për 20 vite te Chanel dhe tani punoj te Dior, është shumë e çuditshme.

Lumturia ka aromë: Lumturia ose gëzimi është i lidhur me dritën. Shikoni jashtë. Në shumë fe, do ta gjeni lumturinë të lidhur me dritën. Sigurisht, është subjektive , por drita është universale. Mendoj se notat që lidhen me dritën janë trëndafilat dhe nerolit.

Miqësia ka aromë: Në frëngjisht ekziston një shprehje që thotë se kur s’e pëlqen dikë, s’e nuhat dot ç’aromë mban. Do të thotë që s’i duron dot. Ca njerëz s’do të mbajnë kurrë erë të keqe për ty.

Pendesa ka aromë: Ka lidhje me kalimin e kohës. Aromat që ndjellin pendesë janë të vjetra, si karafilat. S’përdoren më.

Suksesi ka aromë: Shampanje. Jo thjesht prej aromës, por edhe prej formës. Ka flluska – po aq jetëshkurtra sa suksesi.

Pushimet kanë aromë: Kur bëjmë parfume, mendojmë për mënyrën si nuhatja ndikon trurin dhe kujtesën. Për t’ju kujtuar një ditë me diell, përdorim materiale si arra e kokosit, që gjenden në nxirës. Truri mban mend gjithçka. Për mua, pushimet kanë aromë kripe dhe nxirësi.

Aroma më e padurueshme është: S’më pëlqen fare qimnoni. E di që përdoret shumë në parfume, por e kam të vështirë. Përveç kësaj, s’më pëlqen aroma e pulës së rrjepur. Pasi e rrjep, duhet ta djegësh në një burim zjarri. Era e mishit që digjet është e padurueshme.

Mëngjesi i të dielës ka aromë: Kohe. Marrim kohën që na nevojitet. Mëngjesin e marr me nge. Nëse do të bëja një parfum mbi këtë ide, do të përdorja gonxhe portokalli. Gjendet tashmë në produkte kozmetike dhe rikujton kohën që marrim për veten.

Mëngjesi i të hënës ka aromë: Eau de cologne. Përdor një kolonjë të veçantë që e kam bërë vetëm për vete. Meqë jam parfumier, nuk dua që aromat të më qëndrojnë gjatë në trup, shkruan anabel.E kam bërë pa myshk dhe qëndron në lëkurë vetëm për një orë e pastaj zhduket. Është shumë e thjeshtë dhe e relaksuar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë