Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çështja e vrasjes së Oliver Ivanoviq kthehet në rigjykim

NULL NULL
25.09.2020 16:21

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Prishtinë ka vendosur ta kthejë në rigjykim çështjen në rastin e vrasjes së politikanit serbe, Oliver Ivanoviq.

Një vendim i tillë u mor pasi avokatët e mbrojtjes apeluan vendimin duke refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas fjalëve të avokates Jovana Filipoviq, e cila është avokatja mbrojtëse e Silvana Arsoviq, vendimi i gjykatës së shkallës së parë u revokua sepse nuk ka dyshim të bazuar se e dyshuara ka kryer veprën për të cilën akuzohet, raporton RTS, transmeton Klan Kosova.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP, Oliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018 para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.