23:00, 11 Janar 2019

Cesc Fabregas tani është pjesë e ligës franceze.

Spanjolli edhe zyrtarisht një futbollist i Monacos, në kampionatin francez të futbollit. I larguar vetëm pak ditë më parë nga Chelsea.

Mesfushori me eksperiencë u prezantua sot në mbrëmje nga klubi i Monacos.

Ai largohet kështu pas 4 vitesh e gjysmë nga Chelsea, ndërsa me Monacon ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori 32-vjeçar ishte një objekt dëshirash edhe për Milanin, por zgjodhi Monacon, për t’u bashkuar me Thierry Henry, të cilin e ka pasur shok skuadre te Arsenali.

Konkurs Pune

Lexo më shumë