Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Certifikohen katër të mitur në aftësimin profesional në QEK në Lipjan

NULL NULL
20.03.2025 16:22
Certifikohen katër të mitur në aftësimin profesional në QEK në Lipjan

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe hidro-instalime.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ky program synon të ofrojë mundësi të reja për të miturit, duke i pajisur ata me shkathtësi praktike që mund të jenë të dobishme për të ardhmen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Certifikimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur mundësitë e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve në sistemin edukativ dhe atë profesional”, thuhet tutje në njoftim e ShKK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.