11:17, 17 Maj 2019

Në bazën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë është bërë certifikimi i zyrtarëve policorë të Njësisë Speciale të Kosovës.

Në këtë organizim ishin të ftuar udhëheqës të Policisë në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Rashit Qalaj, njofton Klan Kosova.

Nga sot 84 pjesëtarë të Policisë do të shërbejnë në Njësinë Speciale pas trajnimit 10 javor të mbajtur për herë të parë në këtë modul.

Ndërsa në mesin e të certifikuarve ka edhe pjesëtarë të komuniteteve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë