Certifikohen 41 nënoficerë të FSK-së si liderë luftarakë NULL NULL 01.03.2023 15:05 01.03.2023 15:05 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, janë certifikuar 41 nënoficerë si liderë luftarakë. Sipas tij, programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre, njofton Klan Kosova. “Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë. Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”. klankosova.tv
Kosova Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar 2 months