Cerifikohen rezultatet për Kuvendin e Leposaviqit: VV 15 asamblistë, PDK dy NULL NULL 04.05.2023 11:19 04.05.2023 11:19 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë të dytë e ka shqyrtuar çështjen e certifikimit të rezultateve për Kuvendin Komunal të Leposaviqit. Ky rezultat certifikua me tetë vota pro. U kundërshtua nga dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, derisa abstenoi përfaqësuesi i Listës Serbe. Kundërshtimi i Kurteshit dhe Krasniqi, u bë për shkak të rekomandimit për të cerifikuar vetëm kandidatët që kanë fituar vota. Kryetari i Komisioni Qëndror Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i prezantoi rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit, për Kuvendin Komunal të Leposaviqit. “Lëvizja Vetëvendosje, 76.1 për qind me 15 ulëse të fituara, Partia Demokratike e Kosovës me 19.2 për qind me dy ulëse të fituara dhe Partia Kosovkih Sërba, me 4.6 për qind apo dy ulëse të fituara. Ndërkaq në listën e kandidatëve, Lëvizja Vetëvendosje i ka 12 kandidatë që kanë fituar vota, Partia Demokratike e Kosovës dy kandidatë që kanë fituar vota, e po ashtu edhe Kosovskih Sërba, me dy kandidatë që kanë fituar vota”, tha Radoniqi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS