Ceremonia e FSK-së: Diplomojnë 302 ushtarë si Ademi e Hamza (VIDEO) NULL NULL 22.09.2023 20:21 22.09.2023 20:21 302 ushtarë të rinj iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata diplomuan të premten në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, teksa morën shumë porosi nga udhëheqësir e tyre. “Ju kërkoj të mbani me nder dhe krenari uniformën e ushtrisë tonë, të prezantoni në mënyrën më të mirë Republikën e Kosovës, dhe të respektoni të kaluarën e lavdishme të vendit tonë duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të ardhmen e atdheut tonë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Aty u tha po ashtu se FSK po zhvillohet e rritet çdo ditë, njofton Klan Kosova. “Detyra, nderi dhe atdheu janë themelet e forcës sonë, vlera këto të cilat duhet t’i mbani gjithmonë në zemrën dhe mendjen tuaj, si qytetarë të ndershëm dhe ushtarë të zotë. Kjo është një rrugë që kërkon guxim dhe përkushtim ndaj vendit, qytetareve dhe kombit”, ka thënë komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Jeton Dreshaj. Në fund të këtij organizimi, rekrutët dhe instruktorët më të dalluar u nderuan me mirënjohje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë