14:05, 30 Korrik 2020

Ceremonia e këtij viti e “Emmy Awards” do të zhvillohet nga distanca për shkak të pandemisë, thanë organizatorët.

Producentët ekzekutivë kanë kontaktuar me kandidatët duke u kërkuar atyre që të përgatiten për të marrë pjesë nga shtëpia – ose kudo që dëshirojnë të jenë.

“Siç e keni menduar me siguri, ne nuk do t’ju kërkojmë të vini në Teatrin Microsoft në qendër të LA në 20 shtator,” thuhet në letër. “Këtë vit, do të jetë akoma nata më e madhe e industrisë televizive … por ne do të vijmë te ju!”

Ceremonia do të transmetohet nga ABC dhe do të moderohet nga Jimmy Kimmel. Çmimet Emmy njohin përsosmërinë në industrinë e TV dhe kjo është më e madhe në televizionin amerikan, raporton BBC, transmseton Klan Kosova.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pasohet nga ngjarje të tjera të industrisë së argëtimit që janë ndërprerë nga pandemia këtë vit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë