Celtics me rikthim mahnitës ndaj Heat, synon historinë në ndeshjen e shtatë NULL NULL 28.05.2023 09:07 28.05.2023 09:07 Boston Celtics mund ta shkruaj historinë në ndeshjen e shtatë ndaj Miami Heat, duke u bërë skuadra e parë që rikthehet nga 0-3 në 4-3. Celtics e barazoi serinë në 3-3, pasi e mposhti skuadrën e Heat me rezultat 104-103, në mëngjesin e së dielës, në finalen e Konferencës Lindore. Ndeshjen mirë e filloi Bostoni duke e fituar çerekun e parë me rezultat 34-29. Në të dytin, Heat u kthye në lojë duke triumfuar me shifrat 24-23. Në periudhën e tretë, Celtics e fitoi 22-19, teksa në çerekun e fundit Miami edhe pse e fitoi me rezultat 31-25, nuk mjaftoi. Jayson Tatum ishte më i dalluari në ndeshje me 31 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime. Ndeshja e pestë që do përcaktojë fituesin do të zhvillohet me datën 30 maj duke filluar nga ora 2:30. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.