Celtics bën kthesën (VIDEO) NULL NULL 09.11.2018 12:50 09.11.2018 12:50 Boston Celtics kanë shënuar fitore në kohë shtesë ndaj Phoenix Suns në kuadër të NBA-së, ndonëse ishin në disavantazh prej 20 pikësh. Madje Suns kishin hyrë në çerekun e katërt me një epërsi prej 15 pikësh por në fund u gjunjëzuan në kohë shtesë me rezultat 109-116. Kyrie Irving shkëlqeu te Bostoni me 39 pikë, ndërkaq Devin Booker pati 38 te Suns por këta të fundit nuk arritën ta shmangin humbjen e nëntë këtë edicion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.