Celine Dion ndërpret turneun botëror për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore - Klan Kosova

Celine Dion ndërpret turneun botëror për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore

NULL NULL
4 months më parë

Celine Dion ka njoftuar sot anulimin e 16 shfaqjeve të mbetura nga turneu i saj botëror për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Këngëtarja e njohur kanadeze thotë se po mundohet të rikuperohet nga spazma muskulore të rënda e të vazhdueshme, që pengojnë aftësinë e saj për të performuar, sipas një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Dion edhe në tetor të 2021-shit kishte shtyrë turneun e saj që mbahej në Las Vegas, përcjell Klankosova.tv

Shfaqjet e mbetura të turneut të saj ‘Courage World Tour’ ishin riprogramuar për t’u zhvilluar në periudhën 9 mars deri në 12 prill të këtij viti, por që tashmë janë anuluar.

“Kisha shpresuar që deri tani do të isha rikuperuar, por më duhet të bëj durim për të ndjekur regjimin e rekomanduar nga doktorët”, thotë Dion në postimin e saj.

Dion njihet për këngën e saj në filmin “Titanic”, “My Heart Will Go On.”