Çelaj: E vetmja pikë ndarëse midis qeverisë dhe grevistëve është lartësia e pakos mbështetëse - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çelaj: E vetmja pikë ndarëse midis qeverisë dhe grevistëve është lartësia e pakos mbështetëse

NULL NULL
19/09/2022

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka thënë që e vetmja pikë ndarëse midis qeverisë dhe grevistëve të arsimit është lartësia e pakos mbështetëse.

“E vetmja pikë ndarëse është lartësia e pakos mbështetëse që e ka aprovuar qeveria kohëve të fundit për të cilën unë duke e parë se është e vetmja pengesë të themi në gjetjen e zgjidhjes, konsensusit mes palëve, kam dalë me një propozim për mundësinë për të dalë nga kjo situatë edhe mendoj që propozimi im ka qenë si rezultat i krejt asaj çka unë kam arritur kuptu këto ditë sa kam qenë në kontakt me të dyja palët”, ka thënë

“Është bërë publike, edhe pse ne pari jemi pajtuar që në publik të dalin vetëm me marrëveshjen, me zgjidhjen e problemit dhe jot a ngarkojmë situatën me të tilla debate se kush po lëshon pe, kush nuk po lëshon pe”.

Ai tha se ka propozuar që qeveria të zotohet se pakoja emergjente do të vazhdohet edhe pas vitit 2022.

“Nuk është që ka prekur diçka konfidenciale ose diçka që nuk duhet ta dijë publiku, thjesht ta ruajë nivelin e ndërmjetësimit përndryshe për mua nuk paraqet ndonjë problem edhe dalja në publik prandaj edhe nuk kam reaguar sepse të njëjtën gjë e bëri edhe sindikata. Dakordanca jonë ka dalë që para se të dalim me komunikata për publikun, të njoftohen palët mes vete. Pra, unë kam pritur gjatë gjithë ditës dhe komunikata ime ka qenë e fundit ,diku pas orës 19:00, rreth orës 20:00, në pritje të një përgjigjeje prej sindikatës, dhe kam parë pastaj vetëm në komunikim publik që greva vazhdon”.

“Por ajo çfarë unë dua ta them sot është vlerësimi që kanë pasur të dyja palët për angazhimin e Avokatit të Popullit dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e procesit të ndërmjetësimit. Ajo që unë u propozova palëve si zgjidhje të ndërmjetme  për të dyja palët ka qenë që qeveria të zotohet se pas përfundimit të vitit 2022, pra, këtij viti, të vazhdohet pakoja emergjente, edhe para përfundimit të kësaj periudhe, të shqyrtohet lartësia e pakos, sepse konsideroj se kjo është zgjidhja e ndërmjetme”.