Çeku thotë se Kurti së shpejti do të këtë përgjigje për zhvillimet e fundit NULL NULL nga Hekuran Sokoli 07.06.2023 13:16 nga Hekuran Sokoli 07.06.2023 13:16 Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se së shpejti kryeministri Albin Kurti do të ketë përgjigje për zhvillimet e fundit në vend. Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar se në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje mbahen takime të rregullta ku diskutohen të gjitha çështjet që e preokupojnë vendin, njofton Klankosova.tv. “Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje mban takime të rregullta dhe në të gjitha këto takime ku është prezent edhe kryeministri Albin Kurti diskutohen të gjitha çështjet aktuale politike, përfshirë edhe zhvillimet e ditëve të fundit”, ka thënë Çeku. Tutje, ai ka thënë se kryesia e LV-së është forumi më i rëndësishëm i shkëmbimit të diskutimeve edhe i dhënies së sugjerimeve dhe ideve. “Por sot jemi këtu në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në cilësinë e ministrave për të prezantuar rezultatet e kësaj mbledhjeje të qeverisë dhe nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë”, ka thënë ministri. “Mirëpo ajo çfarë mund të ju siguroj është që kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje për çështjen për të cilën ju po diskutoni, edhe për faktorin ndërkombëtar edhe për gazetarët sepse ai është më kompetenti në mesin tonë për ta sqaruar edhe më tutje këtë çështje”, ka shtuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë