Çeku, nesër intervistohet në Hagë (VIDEO)

Çeku, nesër intervistohet në Hagë (VIDEO)

NULL NULL
4 javë më parë

Në mesin e pesë nënshkrimeve që zhbënë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte edhe ajo e Agim Çekut.

Kjo u arrit tek pas çlirimit nga serbët, kundër të cilëve luftoi edhe Çeku, e shërbeu madje si shef i shtabit të përgjithshëm të UCK-së.

Por ky ish luftëtar, po dyshohet se gjatë kësaj kohe veç mbrojtjes kreu edhe krime, për çka është ftuar të dëshmojë në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Ashtu siç pati konfirmuar tre javë më parë kur i erdhi kumti se e kanë cilësuar si të dyshuar, Ceku iu është përgjigjur ftesës dhe do të merret në pyetje nga prokurorët në Holandë.

Sipas avokatit të Agim Cekut, Artan Qerkini, intervistimi i ish shefit të shtabit të përgjithshëm do të nisë në 9 e 30 të hënën, megjithëse as mbrojtësi e as klienti i tij nuk deshën të flasin për këtë çështje apo të kaluarën e tij në luftë.

Kronikë e gazetares Rina Mujku.