Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore NULL NULL 01.11.2024 20:54 01.11.2024 20:54 Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, në dy asete të Kamenicës ka nisur restaurimi. Kështu bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një statusi në facebook, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë, Çeku është shprehur se gjatë qeverisjes së tyre, buxheti për trashëgiminë kulturore është katërfishuar. “Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore. Për vetëm tri vjet e gjysmë kemi restauruar monumente e asete më shumë se në dekadën 2010-2020”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online 26 minuta më parë