Çeku: Ekipi i xhudos në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 NULL NULL 22.09.2023 18:48 22.09.2023 18:48 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u është gëzuar fitoreve të xhudisteve kosovare në Azerbajxhan. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ekipi është në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, raporton Klan Kosova. “Në Grand Slamin e Bakusë, Nora rrëmbeu të artën e Disi të argjendtën. Nesër garojnë Akili, Laura e Loriana. Ekipi në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Kosova, shtet i xhudos”, ka shkruar Çeku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.