Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çekia nesër i mbanë zgjedhjet presidenciale

NULL NULL
12.01.2023 22:25

Çekia, të premten dhe të shtunën, do të mbajë zgjedhjet për presidentin e ri të vendit.

Sipas sondazheve, miliarderi Andrej Babis, është njëri nga të preferuarit nga tetë kandidatët për  postin e presidentit.

Babis, një ish-kryeministër, u shpall i pafajshëm së fundmi nga një gjyq për mashtrim, duke ia rritur kështu  shanset e tij për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën e votave, dy kandidatët që dalin të parët do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh pas dy javësh, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.