Ceferin do të jetë i pranishëm në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Ceferin do të jetë i pranishëm në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

8 muaj më parë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka zbuluar se presidenti i shtëpisë më të madhe në të futbollit evropain UEFA, Aleksander Çeferin do te jetë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars në Shkup.

“Presidenti Aleksander Çeferin ka konfirmuar se do të jetë prezent në këtë ndeshje. Kjo sfidë konsiderohet e rrezikshmërisë së lart, por besoj dhe shpresoj se do të kalojë pa probleme”, ka thënë Eroll Salihu në një emision në televizionin publik.

Fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi – Gjerogji ku fituesi do ta sigurojë një biletë për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.