Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çdo vit në Kosovë rreth 60 raste me sëmundje malinje tek fëmijët

NULL NULL
06.07.2025 09:57

Çdo vit regjistrohen rreth 55 deri në 60 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët, bëri të ditur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajçevci-Uka.

Në intervistë për Ekonomia Online, ajo tha se kapacitetet që i posedojnë janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve, transmeton Klankosova.tv.

“Numri i rasteve të reja që na lajmërohet gjatë një viti me sëmundje malinje të moshat pediatrike diku varion në mes 55 ose deri 60 raste të reja në vit. Numrin më të madh e kemi leukemitë akute, sidomos leukeminë akute limfoblastike, kemi limfomat, tumorët e trurit, tumorët solide, tumorët e eshtrave. Janë një patologji e gjerë e sëmundjeve malinje që paraqiten në Klinikën e Pediatrisë. Ne kapacitetet që i posedojmë janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve. Reparti i hematologjisë posedon 19 shtretër. Përveç që i trajtojmë rastet malinje, kemi edhe rastet hematologjike, pra sëmundjet e gjakut, siç janë anemitë, trombocitopatitë, hemofilinë, por njëkohësisht krahas këtyre sëmundjeve i trajtojmë edhe rastet onkologjike dhe kapacitetet janë të mjaftueshme, edhe infrastrukturore, por edhe në material shpenzues dhe në shumicën e rasteve kemi rezultate shumë të mira”, tha ajo.

Grajçevci-Uka saktëson se moshat e pacientëve janë të ndryshme.

“Kjo sëmundje nuk njeh moshë, pra i atakon të gjitha moshat pediatrike. Por, mosha më e shpeshtë është mosha parashkollore dhe për fat të mirë kanë një prognozë më të mirë, krahasuar me moshat që janë nën dy vjet dhe mbi 12 vjet, kur prognoza mund të jetë më e rëndë për shkak të moshës, por edhe në ato raste kemi rezultate shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve malinje”, shtoi ajo.

Grajçevci-Uka vë në dukje rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe u bën thirrje prindërve që të kenë kujdes në rast të shenjave të caktuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.