Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cavaliers me fitore dramatike ndaj Mavericks (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2024 07:45

Cleveland Cavaliers kanë shënuar fitore dramatike ndaj Dallas Mavericks, me shifrat 121-119 në kuadër të ligës më të fortë në planet, NBA.

45 pikët, nëntë kërcimet dhe 14 asistimet e Luka Donçiqit nuk mjaftuan që Dallasi të dalë fitues nga kjo përballje.

Shkaktar ishte Max Strus, i cili realizoi treshe fantastike nga mesi i parketit në sekondën e fundit të çerekut të katërt, për rezultatin përfundimtar 121-119.

Në fitoren e Cavaliers u dallua edhe Donovan Mitchell, i cili realizoi 31 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.,

Clevaland Cavaliers pas fitores renditen në vendin e dytë në Konferencën Lindore, me 38 fitore dhe 19 humbje./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.