Derisa ende nuk është arritur kontratë me LeBron James, Cleveland Cvaliers ka blindur për pesë vitet e ardhshme yllin tjetër të ekipit, Kevin Love. Ai mori 110 milionë dollarë amerikanë, transmeton Klan Kosova.

13:28, 5 Korrik 2015

Cleveland Cvaliers janë shumë të zënë duke luftuar në disa fonte për të ruajtur fondin e lojtarëve që kanë, por edhe për të sjellë të tjerë.

Por, për momentin ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarin kryesor, LeBron James, i cili vazhdon të jetë pa kontratë, thonë burime të afërta të ESPN.com, transmeton Klan Kosova.

Agjenti i James, Rich Paul, u ka bërë të ditur Cavs-ave se kontratë me James nuk do të ketë, derisa klubi të mos i propozojë edhe një ofertë për lojtarin tjetër që Paul përfaqëson, Tristan Thompson.

“James do të nënshkruaj me Cavs, por nuk është se po nxiton për këtë”, thotë burimi i ESPN-it.

Ndërsa Cavs kanë arritur dy kontrata mjaft të rëndësishme, atë prej 110 milionë dollarësh me Kevin Love, që vlen për pesë vjetët e ardhshme dhe me Iman Shumpert për katër vjet e që vlen 40 milionë dollarë amerikanë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë