Çaushi: Molliqaj ende s’është liruar, shteti frikëson qytetarët NULL NULL 01.05.2015 18:09 01.05.2015 18:09 Driton Çaushi, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për InfoMagazinën se subjekti i tij politik nuk ka konfirmim se Dardan Molliqaj, sekretari i përgjithshëm VV-së, i cili u arrestua sot – të jetë liruar. Ai tha se Molliqaj është arrestuar pa ia dhënë ndonjë arsye. “Kjo tregon se policia e ka shkelur ligjin duke dëshmuar kështu se ata janë të instrumentalizuar nga Qeveria”. Duke folur për protestën e fundit, Çaushi ka thënë se shteti përpiqet me çdo mënyrë që t’i frikësojë qytetarët që të mos dalin në rrugë, duke i arrestuar ata. Nënkryetari i VV-së ka thënë se kërkesat e protestës kanë qenë legjitime dhe se pjesëmarrja e opozitës si tërësi është plotësisht legjitime. Sipas tij, nesër do të organizohet një konferencë ku do të tregohen detajet tjera të hollësishme për protestat e radhës. I pyetur pse nuk kanë protestuar sot, më 1 Maj, ai ka thënë se nuk e kanë bërë këtë për shkak se qytetarët e ndërlidhin këtë festë me një periudhë të kaluar kohore. Çaushi ka folur edhe për akuzat e DioGuardit, për të cilat mendon se “e kanë konfirmuar realitetin e hidhur të cilin po e jetojmë në Kosovë”. Për largimet e fundit që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, nënkryetari i saj ka thënë se është shumë legjitime që dy – tre njerëz në një organizatë të madhe të largohen për arsye të tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day