Cate Blanchet flet për orientimin e saj seksual - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cate Blanchet flet për orientimin e saj seksual

NULL NULL
18/12/2015

Aktorja Cate Blanchet para një kohe në një intervistë për filmin e saj më të ri, Carol, ishte shprehur se disa herë i ka shijuar lidhjet me gra.

Kjo intervistë që në atë kohë është publikuar në Variety, kishte hapur shumë spekulime që aktorja është biseksuale, transmeton Klan Kosova.

Madje pothuajse askush nuk e kishte diskutuar performancën e saj tek ky film, por seksualiteti i saj ishte qendra e vëmendjes.

Kurse të premtën ajo shprehu frustrimin që ka ndaj këtyre thashethemeve mbi orientimin e saj seksual.

“Me të vërtetë nuk është fare me rëndësi të flitet për këtë gjë”, u shpreh Blanchet.

Ajo më pas tregoi se përgjigjja e saj ishte për shkak të pyetjes që gazetari i bëri asaj. Sipas Blanchet gazetari e kishte pyetur se si ka mundësi të luante një rol të lezbikes nëse nuk i përket këtij orientimi seksual në realitet.

“Unë po përgjigjesha në një pyetje shumë qesharake”.

“Më pas biseda mori tjetër rrjedhë dhe ai më pyeti ‘A ke pasur lidhje me gra?’ dhe unë u përgjigja që ‘Po shumë herë’”.

“Nëse ti mendon se a kam pasur lidhje seksuale me gra atëherë përgjigjja është jo, por ai nuk më pyeti kështu”, u shpreh Blanchet.