8:56, 13 Qershor 2019

Cassie do të bëhet nënë!

Këngëtarja 32-vjeçare njoftoi me anë të Instagramit se ajo dhe i dashuri I saj, trajneri personal, Alex Fine, janë në pritje të një vajze të vogël.

“Mezi presim ta takojmë beben tonë vajzë. Ju dua gjithmonë dhe përherë”, ka shkruar Cassie në një postim të saj ku duket bashkë me të dashurin.

Po ashtu edhe Alex i përdori rrjetet sociale për t’i shkruar një letër vajzës së tij ende të palindur, duke i thënë: “Unë do të jem mashkulli i parë në jetën tënde dhe do të ta jap dashurinë dhe përkujdesjen më të madhe. Nuk e kisha menduar se zemra do të më bëhej më e madhe pasi u njoha me nënën tënde.. më pas e kuptova se do të të kemi ty dhe unë menjëherë e ndjeva dashurinë që është aq e papërshkrueshme”.

Kujtojmë se Cassie ishte në lidhje dashurie me Sean “Diddy” Combs nga viti 2007 e deri më 2018. Ajo dhe Alex e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit të kaluar.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë