Lajmet e fundit

Casey O’Neill ka realizuar një prej momenteve më spektakolare të UFC 331, duke mposhtur Eduarda Mouran me submission në raundin e parë, pas një reversali të jashtëzakonshëm që përfundoi në armbar.
Moura e nisi mirë përballjen dhe arriti ta çojë O’Neill në tokë, ku madje kërcënoi me një anaconda choke, transmeton Klankosova.tv.
Por australiania u mbrojt, krijoi hapësirë dhe më pas përdori këmbët për ta ngritur kundërshtaren dhe për ta kapur menjëherë në armbar.
Moura u detyrua të dorëzohej në 3:22 të raundit të parë, duke i dhënë O’Neill fitoren e tretë radhazi dhe të dytën me radhë me përfundim. Për Mouran, kjo ishte humbja e parë me submission në karrierën e saj.
Sekuenca e solli natyrshëm në kujtesë një tjetër armbar legjendar: atë të Demetrious “Mighty Mouse” Johnson ndaj Ray Borg në UFC 216. Teknikat nuk janë të njëjta, por të dyja kanë të përbashkët një tranzicion spektakolar në armbar.
Në fakt, vetë UFC e ka cilësuar submissionin Johnson-Borg si një prej më të mirëve në historinë e sportit - një suplex në armbar, i realizuar në një lëvizje të vetme.