Lajmet e fundit

Marc Casado po tërheq interesim të madh në orët e fundit të merkatos, me mesfushorin e Barcelonës që ka marrë propozime nga disa prej kampionateve kryesore të Evropës.
Sipas SPORT, interesimi vjen nga Anglia, Italia dhe Gjermania. Në Bundesligë, ndër klubet që po e ndjekin situatën është edhe RB Leipzig, transmeton Klankosova.tv.
Në garë është futur gjithashtu edhe Betis. Klubi nga Sevilla e vlerëson shumë profilin e Casados, ndërsa vetë lojtari e respekton maksimalisht mundësinë e rikthimit në LaLiga.
Megjithatë, mes alternativave që aktualisht ka në tavolinë, njëra duket se është në avantazh: Bayer Leverkusen.
Klubi gjerman po pozicionohet fuqishëm për transferimin e Casados, ndërsa e ardhmja e tij pritet të marrë drejtim në orët vendimtare të afatit kalimtar veror.