Carrasco i hapur për një kalim te Arsenali NULL NULL 26.03.2019 14:00 26.03.2019 14:00 Yannick Carrasco është i hapur që të transferohet te Arsenali, teksa është në kërkim të rikthimit në Evropë. 25 vjeçari i cili aktualisht luan te klubi kinez, Dalian Yifang, duket se është i gatshëm për një aventurë të re një vit pasi mori vendim t’iu bashkohet atyre. “Do të doja që të kthehesha në Evropë. Shumë klube ishin të interesuara në mua”, ka thënë Carracso për HLN. “Tentuam të gjenim zgjidhje në janar që do të ma mundësonte largimin nga Dalian Yifang”. “Por e kuptoj të menduarit e klubit. Ata deshën që të mbetem”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.