11:46, 14 Maj 2020

Carlos Sainz është gati të zëvendësojë Sebastian Vettel në Ferrari ndërsa Daniel Ricciardo është vendosur për të zërë vendin e Spanjollit në McLaren.

Bisedimet për të finalizuar dy lëvizjet janë duke vazhduar dhe nuk janë arritur marrëveshje përfundimtare, por ato pritet të përmbyllen dhe njoftohen këtë javë.

McLaren kanë ndjekur Ricciardo për ca kohë dhe nënshkrimi i tij pritet shpejtë.

Por ata duhet të lirojnë Sainz nga detyrimet e tij kontraktuale para se të nënshkruajnë australianin.

Sainz kishte qenë në negociata për të qëndruar me McLaren përtej vitit 2020 por thirrja për t’u bashkuar me një ekip të lartë e ka bindur atë të lëvizë.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë