Carlos Ghosn ‘dorëhiqet’ nga Renault NULL NULL 24.01.2019 08:43 24.01.2019 08:43 Carlos Ghosn është dorëhequr nga pozita e kryetarit dhe shefit ekzekutiv te prodhuesi francez i veturave, Renault. Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire në Forumin Ekonomik në Davos ka treguar se Ghosn është dorëhequr të mërkurën mbrëma, transmeton Klan Kosova. Ghosn ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit te Nissan në nëntor për sjellje të pahijshme financiare. Renault dhe Nissan kanë qenë në partneritet strategjik për afro dy dekada. Bordi i Renault pritet që të mblidhet këtë të enjte ku do të vendoset për zëvendësuesin e Ghosn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 4 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 10 minuta më parë