10:00, 12 Shkurt 2019

Ndarja e çmimeve Grammys ishte një natë shumë e rëndësishme për Cardi B.

Reperja 26 vjeçare e bëri historinë si gruaja e parë solo që fitoi çmimin për “Albumin më të mirë të zhanrit rap” për këngën e saj hit “Money”.

Por jo vetëm kaq. Ajo të dielën mbrëma, përpos që mori një çmim të rëndësishëm, ka takuar edhe një nga idolet e saj – Lady Gagën.

Në fotografitë që e shfaqin këtë moment shihet Cardi B që është jashtëzakonisht e lumtur që e ka takuar Lady Gagën në Staples Center në Los Angeles.

Ajo nuk mund të ndalej së buzëqeshuri derisa po bisedonte me Gagën.

Në fakt, reperja qysh në vitin 2016 kishte shprehur admirimin e saj për ikonën e muzikës pop.

“Kur unë isha tinejxhere, Lady Gaga ma ka ndryshuar jetën. Ajo më ka inspiruar të jem vetvetja dhe të guxoj të jem ndryshe”, kishte shkruar ajo në Tëitter.

Në atë periudhë, Cardi B nuk e kishte akoma hitin e saj “Bodak Yelloë” por e kishte lansuar këngën “Love & Hip Hop: Neë York”.

Dy vite më vonë, në muajin prill të vitit 2018, Gaga i ishte përgjigjur ‘cicërimës’ së reperes duke shkruar “të dua, vajzë”.

Po këtë vit, Gaga kishte komentuar edhe në një video të Cardi B e cila po performonte këngën “Bad Romance” të Gagës në talent shoun e shkollës së mesme – “unë jetoj”, kishte shkruar ajo.