Canvas Silver 5, smartfoni super i hollë NULL NULL 19.06.2015 15:36 19.06.2015 15:36 Kompania Micromax ka sjellë smartfonin më të hollë në treg. Micromax ka prezantuar telefonin më të hollë në botë. I quajtur Canvas Silver 5, telefoni ka trashësi prej vetëm 5.1 mm, ekran 4.8 inç AMOLED 720p me Gorilla Glass 3. Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama, së bashku me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Kamera kryesore është 8 MP, ndërsa selfie kamera është 5 megapikselë. Canvas Silver 5 fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,000mAh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 31/05/2025