Cannavaro trajneri i ri i Kinës NULL NULL 15.03.2019 18:19 15.03.2019 18:19 Fabio Cannavaro është emëruar trajneri i ri i Kinës, duke zëvendësuar pikërisht Marcelo Lippin, që dha dorëheqjen nga ky pozicion në muajin janar. Ish-mbrojtësi i cili u shpall kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka marrë drejtimin e përfaqësueses kineze, ndërsa Lippi tashmë do të jetë në rolin e konsulentit. Nuk dihet ende nëse Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë, por është e sigurt që 45-vjeçari do të drejtojë Kinën në turneun miqësor që starton të martën e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë