Canet i pari në Mugello ani pse u përplas NULL NULL nga Naim Selmani 10.06.2023 17:11 nga Naim Selmani 10.06.2023 17:11 Motoristi spanjoll Aron Canet e pati të vështirë të qëndroj brenda shtegut gjatë kualifikimeve në shtegun e Mugellos të shtunën. Kjo pasi ai përfundoi jashtë shtegut me ekipin e tij Pons dhe më pas u dërgua për kontroll të mëtutjeshme mjekësore përcjell klankosova,tv. Megjithatë paraprakisht ai bëri paraqitje shumë të mirë duke e vendosur kohën më të shpejtë në Itali prej 1:50.796. Prandaj kjo kohë doli të jetë e pa thyeshme për pjesën tjetër të motoristëve pasi asnjëri nuk arriti ta thyej. Si rrjedhojë Canet të dielën niset nga pozita e parë në garën për shpërblimin e madh të Italisë. Pas tij do të startoj spanjolli tjetër Pedro Acosta, kurse i treti është britaniku Sam Lowes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.