Candy Crush në Windows 10 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Candy Crush në Windows 10

NULL NULL
16/05/2015
Windows 10 do të ofrojë edhe superlojën deri tash vetë për smartfonë, Candy Crush Saga.

Windows 10 do të jetë i avancuar në të gjitha aspektet, përfshirë edhe lojërat. Përveç Solitaire, Minesweeper dhe Hearts, Windows 10 do të ketë të instaluar edhe lojën popullore Candy Crush Saga.

“Candy Crush Saga do të instalohet automatikisht për konsumatorët që shkarkojnë Windows 10 tek pajisjet e tyre gjatë periudhës së lançimit të këtij sistemi operativ”, shroi Microsot nw blogun zyrtar.

Përveç pajisjeve Windows 10 Mobile, lojtarët e Windows 10 do të kenë mundësi të luajnë falas lojën edhe tek pajisjet iOS dhe Android. Windows 10 do të mund të përditësohet falas tek pajisjet që operojnë aktualisht me Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 gjatë vitit të parë.

Candy Crush për herë të parë është prezantuar në vitin 2012 dhe që atëherë është instaluar mbi 500 milionë herë.