Canaj: Nëse koordinohen me miqtë, zgjedhjet janë zgjidhje NULL NULL 02.06.2023 18:27 02.06.2023 18:27 Njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Canaj, vlerëson se zgjedhjet do të ishin zgjidhje për komunat veriore, nëse bëhet koordinimi më miqtë ndërkombëtarë. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai u shpreh se mendon që asnjëherë pas luftës ne s’kemi qenë në një situatë më të rëndë, dhe se në këtë kontekst po i mendon posaçërisht partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë të cilët, siç tha, janë bashkë me neve dhe shtetformues. “Në këtë kontekst mendoj se gjithçka që është në koordinim me ta, mund të jetë zgjidhje. Ndoshta edhe zgjedhjet, për shkak se ne po e shohim që mund të mbajmë zgjedhje, mirëpo ato zgjedhje pastaj çka po na sjellin? Na sjellin në një situatë në të cilën jemi tash!” Canaj shtoi se po i bie që ne mund të mbajmë zgjedhje, por që edhe duhet ta dimë se çka po duam me ato zgjedhje dhe natyrisht gjithmonë në bashkëpunim me partnerët tanë të cilët janë edhe sponsorizues të shtetësisë. “Përderisa është kërkesë e tyre, natyrisht që do të bashkëpunoja me ta apo do të duhej të bashkëpunohej me ta që të dalim nga situata në të cilën jemi futur”, deklaroi njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Canaj. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë