Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cana me mesazh përkrahës para ndeshjes me italinë: Forca shqiptaria, sa më lartë

NULL NULL
12.06.2024 14:18
Lorik Cana, fotoilustrim

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një mesazh mbështetës për “kuqezinjtë”, para ndeshjes së parë në “Euro 2024”, kundër Italisë.

Cana tha se me këtë rast do të hapet një kapitull tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar.

Ai uroi që Shqipëria të arrijë sukses sa më të madh në këtë kampionat.

“Bashkëkombësve të mi përshëndetje. Mungon edhe pak kohë para një kapitull tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, Kampionati Evropian 2024. Dhe, me plot krenari, elementi shqiptar do të jetë prezent për herën e dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do të jemi prezent për ta mbështetur ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e parë kundër Italisë. Forca shqiptaria dhe sa më lartë”, tha Cana.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho, kampanjën në Kampionatin Evropian e fillon më 14 qershor.

Ballafaqimi me “Azzurët” do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, nga ora 21:00.

Shqipëria është në grupin B me kundërshtarë shumë ë fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia.

Kjo është hera e dytë që kombëtarja shqiptare kualifikohet në një kompeticion të tillë.

Hera e parë ishte në vitin 2016-të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.