Cana: Do të dhurojmë spektakël - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cana: Do të dhurojmë spektakël

NULL NULL
12/11/2015
Kapiteni i Shqipërisë ka thënë se ndeshje e së premtes është miqësore vëllazërore – një spektakël për të gjithë.

Lorik Cana, pas arritjes me përfaqësuesen e Shqipërisë, në Prishtinë ka thënë se ndjehet i lumtur që përsëri është në Kosovë

“Ndjenjat më të bukura janë kur je në vendin tuaj, me gjithë ata njerëz që na mbështesin, dhe krenohen me ne”.

Qendërmbrojtësi ka shtuar se të gjithë janë të fokusuar në dhënien e një ndeshje të bukur për tifozët.

“Në lojë duhet të ketë spektakël, pasi që njerëzit dëshirojnë të shohin spektakël dhe ne duhet ta dhurojmë atë”, ka shtuar kapiteni i kuqezinjve.