Campbell: Kjo është mundësia e Arsenalit për titull NULL NULL 17.12.2015 09:47 17.12.2015 09:47 Ish lojtari i Gunners beson se forca e skuadrës së Manchester Cityt mund të tregohet vendimtare në garën për titull, por thotë se djelmoshat e Arsene Ëenger nuk mund të heqin dorë nga gara për titull. Sol Campbell beson se këtë sezon Gunners kanë mundësinë më të mirë për të fituar titullin e Premierligës. Arsenali nuk e ka fituar titullin që nga edicioni 2001-02, por duhet që të bëjnë një hap përpara në garën për titull duke mposhtur rivalin në garë Manchester City. Një fitore ndaj skuadrës së Manuel Pellegrinit bashkë me rezultate të mira në vijim do të bënte që Arsenali të kishte mundësi të mëdha për titull. “Do të doja që ta arrijnë, por nuk më pëlqen që të jap prognoza herët”. “Por nëse kanë pasur ndonjëherë mundësi, ky është viti. Ndonjëherë mundësia troket në derë. Ky është ai vit”. “City ka skuadër më të fortë nëse llogarisim edhe bankën dhe kjo gjë do të mund ta dëmtonte Arsenalin – ndoshta e vetmja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.