Calderoni trondit Milanin, Lecce fiton një pikë në “San Siro” NULL NULL 21.10.2019 07:20 21.10.2019 07:20 Futbollistët e Milanit kanë barazuar mbrëmë si vendas përballë skuadrës Lecce me rezultat 2:2. Golin e parë për vendasit e shënoi Calhanoglu në minutën e 20-të, derisa shifrat i barazoi në 1:1 Babacar në minutën e 62-të. Vendasit erdhën serish në epërsi me golin e Piatek, nëntë minuta para përfundimit të takimit. Kur pritej që ndeshja të përfundojë me fitoren e “Rosonerëve”, Calderon shënoi golin e barazimit në minutën e dytë të kohës shtesë, shkruan Top Channel. Milan aktualisht renditet në pozitën e 12-të në tabelë me dhjetë pikë, po aq sa kanë edhe Torino dhe Udinese dy pozita më lartë, por me gol-diferencë më të mirë. Ndërsa për Lecce ky ishte barazimi i parë në këtë sezon dhe skuadra tash renditet në pozitën e 15-të në tabelë me gjithsej shtatë pikë. Në tabelën e Serie A, pas tetë xhirosh, kryeson Juventus me 22 pikë, derisa Inter është i dyti me 21 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024