Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit

NULL NULL
31.03.2023 19:47
Donald Trump

Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të jetë në bankën e të akuzuarit.

Trump të martën do të përballet me akuzat që rrjedhin nga një hetim për pagesë prej 130 mijë dollarësh për yllin porno Stormy Daniels në vitin 2016.

Në lidhje me ngjarjen, avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha se klientit të tij nuk do t’i vihen prangat kur do të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Ndërsa, sa i përket situatës me fushatën, në kushtetutën amerikane nuk ka asgjë që ta pengojë Trumpin që të kandidojë për president.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.