Caktohet masa e paraburgimit ndaj 10 personave për ‘pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar’ - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Caktohet masa e paraburgimit ndaj 10 personave për ‘pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar’

NULL NULL
07.04.2023 16:21
paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti  Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N, për shkak të veprës penale ‘Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar’.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve  B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Klan Kosova.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të lihen në liri, të njëjtit  mund të arratisen dhe prezenca e tyre gjatë procedurës paraprake do të ishte e vështirë të arrihet, po ashtu të pandehurit mund t`i shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, të pandehurit mund edhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar eventualisht në bashkëkryerës të veprës penale si dhe në dëshmitarë”.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

klankosova.tv