Lajmet e fundit

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se Kushtetuesja ka vendosur kornizë 90 ditore pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja për formimin e institucioneve të vendit.
Sipas Cakollit ky vendim e relativizon shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, por e pamundëson zvarritjen e pakontrolluar të formimit të institucioneve duke përcaktuar si pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve tjera kushtetuese.
"Praktikisht, Gjykata Kushtetuese paska thënë se pas zgjedhjeve, institucionet përkatëse duhet të zgjidhen dhe formohen brenda një kornize ~90 ditëshe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Kjo, ndonëse e relativizon shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin, e pamundëson zvarritjen e pakontrolluar të formimit të institucioneve përmes moskonstituimit të Kuvendit, duke përcaktuar si pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve tjera kushtetuese", ka shkruar ai.
Ai thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja nëse nuk arrihet të zgjidhet me sukses Presidenti i ri i vendit.
"Në rastin aktual, çështja e diskutueshme dhe e patrajtuar nga Gjykata Kushtetuese mbetet se, sot dy javë (7 tetor), kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin si datë të zgjedhjeve të reja, nëse eventualisht nuk arrihet të zgjidhet suksesshëm Presidenti?", thotë Cakolli.