Cakaj takon Ministrin e Jashtëm të Austrisë: Kosova ka përmbushur detyrimet për të marrë liberalizimin NULL NULL 10.01.2020 13:19 10.01.2020 13:19 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka qëndruar në Vjenë ku është takuar me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, transmeton Klan Kosova. Cakaj tha se diskutuan për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. “Po ashtu, biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti. Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE”. “Në fund, nënvizuam edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave një orë e më parë”, ka shkruar Cakaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 1 day