12:10, 28 Janar 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Kryediplomati Cakaj në një postim në Facebook tha se gjatë takimit me ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”, deklaroi Cakaj./TCh

Konkurs Pune

Lexo më shumë